Shkullaku: Rama ktheu përgjigje me gjysmë letre, dha vetëm 2 ministri

May 16, 2017 | 22:45
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur lidhur me lëvizjet e fundit politike. Ai është shprehur se Rama rreth orës 19:00, të pasdites së sotme Edi Rama ka refuzuar në tërësi paketën McAlister.

shkullaku

“Me anë të një letre që sipas burimeve mund të ishte gjysmë flete format, Rama në orën 19:00 ka kthyer një përgjigje lidhur me negociata për paketën McAlister. Ai ka refuzuar që të ofrojë postin e zëvendëskryeministrit edhe pse më parë e pranonte një gjë të tillë.

Ka refuzuar dhe postet e 4 ministrave dhe gjithashtu pika më e fortë ai nuk pranon dhe afatin e shtyrjes së zgjedhjeve, ku sipas paketës parashikoheshin të mbaheshin me 16 korrik. Ai ka pranuar vetem dy ministra pa portofol” tha Shkullaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura