Sekretari i PD publikon foton: Çfarë mund të bisedojë nëna e kryeministrit me Rakipin dhe Demin në një lokal bastesh?

Oct 6, 2017 | 9:28
SHPËRNDAJE

Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka publikuar një foto pasditen e sotme në rrjetin social “facebook”  ku shihet nëna e kryeministrit Rama, Aneta Rama e ulur në një tavoline me Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gaz Demin, presidentin e ekipit të Partizanit në Tiranë.

22264869_1677449458973513_442484235_n (1)

Ai ka ironizuar takimin e tyre duke e cilësuar si  “Takim me prindër” .

Gjithashtu Kadelli kërkon një ‘shpjegim’ nga ndjekësit rreth këtij takimi, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mund të bisedojë një zonjë me këta të dy, mbi të gjitha në një lokal me ekrane deshjesh dhe bastesh, shkruan Kadelli. 

Postimi i plotë:

Fatbardh Kadilli:Takim me prinder? Cfare prapsie te kete bere Rama, qe mami Aneta, ka takuar “profesoret” Qife dhe Demi?

A nundet kush te me jape nje shpjegim tjeter?

Cfare mund te bisedoje nje zonje me keta te dy, ne nje lokal plot me ekrane ndeshjesh dhe bastesh?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura