Revolucioni te Reali, Perez ka një listë me futbollistë për çdo repart

Mar 19, 2019 | 17:03

Reali i Madridit po përgatitet për revolucion. Pas rikthimi të Zidan, klubi nga kryqytetiti i Spanjës, ka një listë me futbollistët që do të afrojë. Sipas asaj që raporton “Marca”, futbollistë si Milan Skrianiar dhe Kulibali janë 2 emrat e parë për mbrojtjen.

zidane perez

Ndërkohë në mesfushë në “radarë” janë Milinkoviç-Saviç, Pjaniç dhe Nikolo Zaniolo. Ndërkohë, lëvizjet më të bujshme priten të jenë në sulm ku njëri mes Ikardit, Mbapesë dhe Herri Kejn pritet të transferohen te Reali në verë. Duket se do të jetë një verë e nxehtë për tifozët madrilenë…

 

© Panorama.al

Te lidhura