Projektligji për lejimin e shamisë në shkolla e zyra/ Gjekmarkaj: Përdorim politik i fesë me pasoja tragjike. Ndaleni atentatin ndaj Kosovës, Albin Kurti po i jep dhuratë të artë…

Aug 15, 2022 | 10:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj thotë se projektligji për lejimin e shamisë në ambjentet institucionale shkolla e zyra në Kosovë “nuk është respektim i fesë por perdorim i saj politik. Një perdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë”.

Gjekmarkaj

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj u bën thirrje atyre që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni me traditen veten dhe të ardhmen e saj europiane të reagojnë, “të protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosoves dhe t’ja heqin Serbisë nga dora dhuraten e artë që Albin Kurti po i jep”.

Reagimi i i Afron Gjekmarkaj

Një atentat për shqiptaret dhe një dhuratë per Serbinë !

Projektligji për lejimin e shamisë në ambjentet institucionale shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë por perdorim i saj politik. Një perdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë.

Me simpati shikohej Albin Kurti kur shiste shtepinë e tij për të mbajtur partinë por me perbuzje sot kur shet Kosoven tek radikalizmi për të mbajtur pushtetin.

Kosovaret i thanë “jemi komb i Dua Lipes dhe jo i Dude Bales”! Bota intelektuale e Kosoves sot ka mundesi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin driten e iluminizmit para erresires që imponon çdo mbulim.

Kushdo që e njeh historinë e kombit dhe shteteve tona e di që cila ka qëndë lënda e para që Serbia perdorte kunder shqiptarve në ish Jugosllavi. Po kaq e di se sa perpjekje titanike bënë rilindasit tanë për të mundur paragjykimet nderkombetare dhe pusitë e fqinjëve.

Marrveshjet që Mbreteria Jugosllave dhe shteti i Titos bënë me Turqinë për zhvendosjen e shqiptarëve dhe shpopullimin e Kosoves u realizuan për të goditur indin kombetar dhe duke abuzuar me perkatësinë fetare.

Veshtirësitë që u imponoheshin shqiptarëve për të drejta kombetare e shkolla në raport me objektet e kultit dhe akuzat për fondamentalizem nga propoganda e Milosheviçit kanë qënë strategjike në menyrë që kosovaret të shiheshin me paragjykim nga perendimi.

Elitat e Kosoves , studentet por edhe qytetaret e zakonshem në 1968, 1974, 1982, 1989 , 1991, 1999 e mbrojten Kosoven me logjike, kurajo e të drejtë historike nga akuzat monstruoze që mund ti vrisnin të ardhmen.

Në këtë kontekst Ibrahim Rugova dhe plejada e ndritur e ndjekesve të tij që sot duhet të flasin perseri kthyen Kosoven me zemer e fytyrë nga kontinenti që ajo i perket.

Nato, SHBA , Europa, bënë luftën më të paimagjinueshme duke ju besuar shqiptarve, duke çmuar rezistencen e tyre për të jetuar si europianë në vatrat e tyre ndaj bombarduan per disa muaj Serbinë dhe krijuan shtetin e Kosoves si investim i drejtperdrejtë i vlerave perendimore. Feja dhe perdorimi i saj ideologjik nuk janë e njëjta gjë.

Shqiptaret në këtë pikpamje që me Pashko Vasen gjeten formulen e tyre ideologjike me avanguardë “feja e shqiptarit është shqiptaria”, identiteti kombetar mbi atë religjioz në menyrë që ky i dyti të jetë i garantuar, besim i lirë në shtet të lirë, kjo u aplikua edhe në Vloren e 1912.

Politika shqiptare ka bërë një herë shumë vite më parë një atentat ndaj shtetit laik dhe harmonisë fetare , diten kur antarësoi Shqiperinë në Konferencen Islamike, duke qënë ne një shoqeri multifetare dhe jo vetem kaq por edhe laike, ateiste e agnostike.

Së paku kjo pjesmarrje nuk u kujtua më me krenari por u trajtua me skutheri diabolike që nga ajo ditë e sot. Kur Ismail Kadare me intuiten që pak kush e ka patur sa ai shkroi “identiteti europian i shqiptarve” për habi shkaktoi dhe reagime e zemerata.

Lindja radikale ajo që e perdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakulat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosove flisnin për këtë intelektuale e politikanë.

Rreziku nuk paskesh qënë retorik por real. Por sot të gjithë ata që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni me traditen veten dhe të ardhmen e saj europiane duhet të reagojnë, të protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosoves dhe t’ja heqin Serbisë nga dora dhuraten e artë që Albin Kurti po i jep.

Liria nuk duhet perceptuar si abuzim që për të mbytur vetveten as instrument në doren e një integralisti që Kosova për të është vetem karrigia mbi të cilen ulet. E respektoj shtetin e Kosoves në çdo hallkë të veten por jam edukuar dhe kam mesuar që ajo ishte Shqiperi dhe Kosovaret shqiptarë që mbase me shumë se pjesa tjeter derdhi gjak në shekuj në emer të identitetit, emrit shqipetar dhe harnonisë fetare si aks jetik i shoqerisë dhe shteteve tona që aspirojnë të bashkohen në BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura