Programi IPARD/ Luan Bregasi: Jemi në bashkëbisedim me homologët gjermanë për të njehsuar certifikatat mes dy vendeve! Bizneset të aplikojnë!

Jan 24, 2022 | 12:03
SHPËRNDAJE

Luan BregasiQeveria ka prezantuar këtë të hënë programin IPARD, e cila ka në fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatin e Manifekturën, për të gjithë ata që duhet të investojnë në këto drejtime.

Kreu i Dhomës Tregtare të Zejtarisë, Luan Bregasi, i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve të këtij lloji që të aplikojnë.

Ai tha se Dhoma Tregtare e Zejtarisë i kanë qëndruar parë zejtarëve me kurse e certifikata. Bregasi nënvizoi se janë në bisedime me homologët gjermanë, për të njehsuar certifikatat mes dy vendeve.

“Të nderuar pjesëmarrës, kjo program është një mundësi e shkëlqyer që pjesëmarrësit në këtë sektor të aplikojnë. Dhoma tregtare e Zejtarisë ka kontaktuar me anëtarët e saj për t’i nisur të aplikojnë në këtë projekt. Ne i themi. Doni ndihmë nga qeveria: Ja ku është programi i qeverisë, aplikoni e fitoni. Nga shoqatat tona s’kemi ankesë për mënyrën të vepruarit. Jemi duke punuar për këtë çështje. Jemi duke bërë punën tonë që të gjithë fermerët, zejtarët, tregtarët të aplikojnë në këtë thirrje interesante e kaq të bukur për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve tonë. Dhoma tregtare e Zejtarisë ka punuar fort për të promovuar produktet. Ne në bashkëpunim me shoqatat kemi promovuar rreth 120 përpunueset e leshit të Qarkut të Kukësit. Ka qenë një ditë feste e bukur në Kukës.

Ne po promovojmë profesionet, zanatet me qëllim që ato të trashëgohen. Kjo thirrje është për të gjithë artizanët. Ne kemi bërë mjeshtër me përvojë 20 veta. Kemi bërë trajnime profesionale dhe po punojmë me homologët gjermanë për të njësuar certifikatat edhe në Gjermani. Këtu janë të pranishëm të gjitha bizneset që kanë shprehur interes. Ne i bëjmë thirrje të aplikojnë e ta gëzojnë këtë thirrje të qeverisë, me bashkëpunim të BE”, tha Bregasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura