“Princesha shqiptare Fevzia, gruaja më e bukur e të gjitha kohërave”

| 14:28
SHPËRNDAJE

Edhe pse nuk deshi që të identifikohej asnjëherë “si më e bukura”, edhe pse nuk dëshironte të binte në sy duke u përfshirë në angazhime publike, sërish nuri i saj ka mbetur në histori. Hollivudi e ka shpallur si “Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave”, duke lënë pas divat seks-simbol si Elizabeth Taylor, Marilyn Monroe , Ava Gardner, Grace Kelly, Greta Garbo etj.
per njish 1 princesha fevzia
Dhe më e bukura e botës është një princeshë shqiptare, Fevzia (Fawzia) Fuat Ali, bijë e mbretit Fuad, motër e mbretit Faruk, grua e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi. Ajo u konsiderua si figurë hyjnore në mesin e shekullit XX dhe vazhdimisht e ka servirur veten si princeshë shqiptare dhe jo egjiptiane. Fotografi i mbretërisë kinematografike, Sir Cecil Beaton, do të shkruante për Fevzien këto fjalë: “Në qoftë se Botiçeli do të mishëronte në penelin e tij një Afërditë aziatike, Fevzia do të qe subjekti i duhur. Vetëm pasqyrimi i shpirtit dhe fytyrës së saj engjëllore prej perëndeshe do të na jepte në përjetësi një bukuri magjepsëse të paparë ndonjëherë, ku sytë e saj blu dhe buzët e saj si tul qershie, nën kurorën e flokëve gështenjë të errët, do të bënte që burrat e tërë botës të humbisnin mendjen”. Gazetat më të mëdha ndërkombëtare të kohës e kanë shpallur Princeshë Fevzien si “Miss Bota e pakurorëzuar”…

princeshaaaa
Ajo u divorcua nga bashkëshorti, shahu i Iranit Muhamed Reza Pahlavi, në vitin 1948 dhe një vit më pas u martua me kolonel Ismail Hussain Shirin Bey, një kushëri i largët i saj (me gjak shqiptar), i cili ishte ministër i Luftës së Egjiptit. Dinastia e shqiptarëve të Egjiptit ra përfundimisht në vitin 1952, ndërsa Princeshë Fevzia ka jetuar deri në vitin 2013, ku ndërroi jetë në moshën 92- vjeçare, në Aleksandri.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

3 KOMENTET

Comments are closed.