Prej 3 vitesh i bën “zbor” policisë, i riu që vodhi bankën emër i njohur. Mbi të rëndojnë disa akuza

Jan 29, 2019 | 17:34
SHPËRNDAJE

Prej ditës së djeshme policia është vënë në ndjeklje të autorit të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në Tepelenë, i cili është identifikuar si shtetasi Kristo Ruçi.

E ndërsa kërkimet vijojnë për veprën e fundit të tij, ky shtetas nuk është emër i panjohur për Policinë.

Mbi të rëndojnë edhe dy akuza të tjera, një për vjedhje të një automjeti në ambientet e spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në 2016, dhe akuza tjetër për trafik lëndësh narkotike, në 2018.Kristo-Ruci

Ky shtetas është në kërkim nga policia që në vitin 2016, e duket se kjo nuk e ka penguar aspak që të vijojë me vepra të tjera penale, shkruan Panorama.

Ndërkohë ditën e sotme policia arriti që ta lokalizonte në fshatin Mamaj, por sipas informacioneve ai ka mundur që t’u largohet sërish forcave të policisë.

Sakaq, kërkimi për 25-vjeçarin vijon.Droga-gjirokaster

Njoftimi i policisë në 2016:

Një 23-vjeçar nga Tepelena është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë në ambientet e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në Mars të këtij viti, ku Kristo Ruçi sëbashku me disa persona të paidentifikuar, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të B.M vjeç 54, banues në Fier.

Policia pasi ka arrestuar 23-vjeçarin, po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.Grabitesi-i-Bankes-ne-tepelene-Kristo-Ruçi1

Njoftimi i policisë në 2018:

23/11/2018

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin anti-drogë të koduar “Prita 2” duke ndaluar tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër si dhe sekuestruar mbi 30 kg Cannabis Sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve:

– I. R, 47 vjeç, banues në Tepelenë
– B.Sh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

– B.V, 32 vjeç, banues në Sarandë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se me automjetin me targa AA 523 DF po transportohej një sasi lënde narkotike, janë organizuar shërbimet për kapjen e autorëve.

Drejtuesi i automjetit kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në afërsi të fshatit Sofratikë ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i automjetit është gjetur një sasi prej 30 kilogramë e 400 gramë lendë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka ndaluar shtetasit e mësipërm pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në këtë aktivitet pasi me automjetin me drejtues shtetasin B.V. kryenin hapjen e rruges.

Gjithashtu është bërë shpallja në kerkim e shtetasit K.R, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 523 DF ku u gjet lënda narkotike.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura