“Po përdoret ndalimi i vizave si armë kundër të djathtëve”/ Richard Grenell sjell rastin e Shqipërisë ku Berisha u shpall ‘non grata’: Ne i dënojmë këto veprime dhe…

Jul 12, 2021 | 21:36
SHPËRNDAJE

Ambasadori Richard Grenell ka dënuar mënyrën si Sekretari i Shtetit, Antony Blinken po e përdor programin e ndalimit të vizave si një armë kundër të djathtëve në Shqipëri, por edhe dhe vendet e tjera.

grenell-berisha

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Konferencën e Konservatorëve, Grenell solli shembullin e Shqipërisë, ku Blinken pak kohë më parë shpalli non grata ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe familjen e tij.

Sipas Grenell kjo politikë e ndalimit të disa personave të djathtë të hyjnë në SHBA është e qëllimtë.

Ai shprehet se veprime të tilla, si këto që ka ndërmarrë sekretari Blinken dënohen në Departamentin e Shtetit dhe se nuk mund të ndodhin në një vend, ku pretendohet se ka demokraci.

“Kur vendet e tjera përdorin qeverinë si armë, kur përndjekin kundërshtarët politikë, kur mundohen të mposhtin kundërshtarin e tyre, që sapo e kanë mundur, sepse nuk duan që ai të kthehet, ne në Departamentin e Shtetit i dënojmë këto veprime, ne i denoncojmë. Ne u themi që nuk mund ta bëni këtë dhe të pretendoni se jeni demokraci. Ne i denoncojmë këto në raportet për demokracinë. Nëse përndjek kundërshtarin, nëse përdor gjyqësorin, nëse përdor median për të përndjekur kundërshtarin, ne e denoncojmë në DASH.

Ne kemi një Sekretar Shteti tani që po përdor si armë programin e vizave dhe të udhëtimit që lejon njerëzit të vijnë në SHBA. Më lejoni të jap një shembull, disa muaj më parë, krejt papritur, Sekretari i Shtetit lëshoi disa deklarata për median, duke ndaluar disa shqiptarë që të hyjnë në vend.

Pyeta veten, nga doli kjo? Papritur po u shkojmë pas shqiptarëve dhe më pas bullgarëve? Kërkova dhe janë të gjithë të djathtë në këto vende, që ndoshta po mendonin të garonin dhe riktheheshin sërish dhe tani u ndalohet që të hyjnë në SHBA dhe po u vendosen nga këto ‘sanksionet’ amerikane. Është një gjë e tmerrshme për këtë vend,” eshte shprehur Grenell.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura