Po kryente nevojat personale pranë kabinës elektrike, vdes qytetari në Durrës

Jan 10, 2018 | 14:03

Një qytetar në Durrës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa kryente nevojat personale, në afërsi të kabinës elektrike.

logo_0

Dëshmitarët në vendngjarje, bëjnë me dije për “DurrësLajm” se qytetari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është dërguar pa ndjenja në spital me makinat e rastit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Policia ka nisur hetimet, raporton Durreslajm.

© Panorama.al

Te lidhura