Përgjimet/ Pedagogu tregon SMS-të me Ramën: Na le rrugëve në të shkolluarit në Amerikë. O Ramë Berisha. Kryeministri: Sa keq! Mendja e lehtë pupël dhe…

Jun 6, 2019 | 16:14
SHPËRNDAJE

edmond-Cata

Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta prestigjioze gjermane BILD, Edmond Çata, pedagogu dhe Doktor shkencave ka shkëmbyer disa SMS private me kryeministrin Edi Rama.

Më mesazhet e  publikuara nga Edmond Çata, ky i fundit i ka shprehur indinjatën Kryeministrit Rama për faktin se janë lënë rrugëve personat e shkolluar në Amerikë, ndërkohë që i ka shkruar se nuk ka pasur nevojë për politika reale, sepse votat ja garantonte 1 Vangush Dako dhe 10 Avdylaj.

pjimage (52)

“Prandaj na le rrugëve ne të shkolluarve në Amerikë o piktor…. dhe nuk kishe nevojë as për politika reale… se ti garantonin 1 Vangush Dako e 10 Avdylaj 1 milion shuplakat: e tua…! Hyyy Sali Berisha me emrin Edi Rama…

Dhe mos u bëj merak… do i sosi vaji kandilit edhe sloganit tënd “nuk jemi më të mirët… por më të mirë se ne nuk ka”!!

Do të ti japin duart amerikanët…. deri sa të vij momenti…. i dhanë duart Pinocetit politik… jo më ty… që as Pinocet ekonomik nuk je… ti ke vrarë shpresën në këtë vend, me gënjeshtrat, injorancën dhe arrogancën tënde…. O Ramë Berisha….”, thuhet në mesazhin e Edmond Çatajt.

Ndërkohë që kryeministri Rama nuk i ka lënë “kusur”, por i është përveshur në përgjigjen që i ka kthyer.

“Sa keq! Ngushëllimet e mia për mendjen e lehtë pupël dhe zorrën që paska ngatërruar vrimë”, thekson Rama.

/PANORAMA

Cata1 copy

Cata2

Përgjigja e Ramës

RAma SMS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura