Kryeministri Edi Rama pas seancës së sotme ku u miratua mes protestash Kryeprokurorja e re ka marrë pjesë në takimin e organizuar për Ballkanin Perëndimor në Bruksel i ftuar nga shefja e Diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministrat e tjerë të rajonit, ku pas mbledhjes kryeminsitri Rama ka zhvilluar një takim të veçuar me shefen e Diplomacisë Mogherini.
Lajmi bëhet publik përmes një njoftimi në twitter nga zëdhënësja e Komisionit Evropian Maya Koçijançiç.
Në takimin jo-formal të kryeministrave të rajonit, fokusi është te bashkëpunimi te sfidat e përbashkëta të vendeve të rajonit për integrimin evropian.
BE përmes nismave të tilla synon pikërisht afrimin e vendeve të rajonit për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
© Panorama.al











