7 Maj, 2023

Zyrtarisht të martuar! Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzojnë dashurinë e tyre para të gjithë shqiptarëve. Moderatorja mban mbiemrin e këngëtarit


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë kurorëzuar mbrëmjen e sotme dashurinë e tyre në martesë. Çifti i cili ka arritur të fitojë zemrat e të gjithë publikut në Big Brother VIP kanë shkëmbyer betimet e tyre para të gjithë shqipërisë.

Këngëtari u largua nga shtëpia e BB drejt Bashkisë së Tiranës aty ku u realizua dhe celebrimi nga vetë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Pjesë e ceremonisë ishin dhe miq e familjarë të dyshes.

Çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit. Kiara pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe që të marrë mbiemrin e tij Ejlli.

Luizi u shpreh se ai pranon ta ndajë jetën me Kiarën deri në vdekje. Puthja magjike mes çiftit u duartokit nga numri një i Bashkisë Tiranë, por edhe nga të ftuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al