23 Korrik, 2019

“Zoti më dha një shans të dytë”, Majk flet për jetën e tij private


Reperi i njohur Majk ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Pushime On Top”, ku si rrallëherë ka folur për jetën e tij private.

Gjatë intervistës, Majk ka folur pa doreza për karrierën e tij si dhe për atë që ai e konsideron si “shans të dytë nga Zoti”.

“I jam fal Zotit çdo natë, i jam lutur për një mundësi të dytë, se e kisha të parin por isha shumë i ri dhe nuk dija si ta menaxhoja. Kur isha 19 vjeç nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte, për asgjë. Aty kam kaluar një periudhë të vështirë të jetës time”, ka treguar reperi.

Majk ka shtuar se tani është “single” dhe nuk e ka ndërmend që të krijojë një marrëdhënie të re. Reperi ka një djalë, Roan, ku është shprehur se po i përkushtohet rritjes së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al