25 Dhjetor, 2017

Zi në botën e muzikës, ndahet nga jeta menaxheri i grupit të njohur


Është ndarë nga jeta në moshën 40- vjeçare menaxheri i grupit të famshëm ‘’Maroon 5″. Jordan Feldstein i cili kishte miqësi me shumë yje hollivudian, kjo edhe për shkak  se njihej  si vëllai i aktorin Jonah Hill, humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

“Fatkeqësisht, mbrëmjen e kaluar Jordan telefonoi ambulancën pasi kishte vështirësi në frymëmarrje. Kur ambulanca arriti, ai humbi jetën nga një arrest kardiak. Familja e tij kërkon privatësi në këtë moment të vështirë. Në vend që të sillni ushqim dhe lule, ne do pranojmë donacione në javët në vijim të cilat do jepen për bamirësi në emër të Jordan”, shkruhet në njoftimin e familjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al