17 Shtator, 2018

Zhduket aktorja më e famshme kineze, dyshohet se është përfshirë edhe Partia Komuniste


Fan Bingbing është aktorja më e famshme e Kinës, e cila mesa duket është zhdukur pa lënë gjurmë. Për zhdukjen e saj shumë po pyesin nëse në këtë ngjarje ka gisht Partia Komuniste kineze.

Që prej muajit qershor, ylli i kinematografisë nuk është parë më në publik. Herën e fundit ajo është parë teksa ka qenë duke vizituar një spital fëmijësh në Tibet.

Në një artikull i cili u shfaq në 6 shtator në median shtetërore, por më pas u hoq, thuhej se Fan është vendosur nën kontroll dhe pritet të marrë gjykimin.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi vendndodhjen e aktores, si dhe nuk dihet të jetë ngritur ndonjë padi kundër saj. Megjithatë, në një vend ku yjet janë shpeshherë të detyruar të mbajnë një profil të ulet për të qenë në rregull me qeverinë, njerëzit kanë nxjerrë përfundimet e veta mbi situatën e Fan-it, thotë CNN.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare shkruajnë se Fan Bingbing është një prej yjeve më të vlerësuar e të paguar në vend. Ajo ka qenë pjesë e kasteve të filmave vendas dhe atyre perëndimore, duke përfshire këtu edhe krijimin hollivudian që ka sjellë miliona dollarë ne arkat e kinemave, X Men.

Në mbarë vendin, fytyra e saj mbulon me mijëra reklama dhe është përdorur nga firma luksi si “Cartier” apo “Louis Vuitton”. Në 2015-n, revista Time e cilësoi aktoren më të famshme të vendit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al