2 Nëntor, 2020

“Zemrat tona në sinkron”- Do bëhen prindër së shpejti, Ledri Vula publikon foton e ëmbël me Sara Hoxhën


Ledri Vula ka publikuar një foto të ëmbël krah partneres së tij, Sara Hoxhës pak ditë para se të bëhet baba.

Këngëtari dhe blogerja pozuan të veshur me të zeza teksa shikonin në sy njëri-tjetrin gjithë dashuri.

Në imazhin bardh e zi, në sy bie barku i madh i rrumbullakosur i Sara Hoxhës, e cila pritet të lindë së shpejti.

“♥️ tona n’sinkron,”– shkroi Ledri Vula krahas fotos.

Çifti i dashur për publikun janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe do bëhen prindër të një vajze.

Blogerja dhe këngëtari udhëtuan drejt Gjermanisë pak ditë më parë, për të sjellë në jetë atje vogëlushen e tyre.

Ata zbuluan lajmin e ëmbël, pak kohë pasi bënë publike lidhjen e tyre gjatë karantinës.

Ndërkohë për emrin, Sara Hoxha dhe Ledri Vula nuk ishin të vendosur ndaj kërkuan mendimin e ndjekësve.

Në një postim në Instagram, modelja u kërkoi që ti sugjeronin një emër të bukur për vajzën e tyre por nuk dihet ende cila është zgjedhja e tyre.

/Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al