27 Tetor, 2020

“Zemra ime është copëtuar në miliona copëza”- Ndahet nga jeta motra e aktorit të famshëm: Buzëqesh kur mendoj …


Është ndarë nga jeta motra e aktorit të famshëm, Jamie Foxx. Aktori ndau lajmin e trishtë me ndjekësit në Instagram.

Ai publikoi një sërë fotosh të tij me motrën, DeOndra Dixon shoqëruar me një postim prekës.

“Zemra ime është copëtuar në miliona copëza. Motra ime e bukur Deondra ka kaluar në tranzicion … Unë them tranzicion sepse ajo do të jetë gjithmonë gjallë,”- shkroi aktori.

Më pas shtoi: “E di që ajo është në parajsë duke kërcyer tani me krahët e saj. Dhimbja është e pabesueshme. Unë buzëqesh kur mendoj të gjitha kujtimet që më la mua, familjes sime dhe miqve të saj. Deondra ti ke lënë një vrimë në zemrën time por do ta mbush me të gjitha kujtimet që më le. Familja jonë është e shkatërruar.”

DeOndra Dixon u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, por aktori nuk zbuloi arsyen e vdekjes së saj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al