17 Prill, 2018

Zbulon se është trashëgimtari i 3 miliardë liretave, por fatkeqësisht nuk…


Një shtetas italian mund të ishte bërë milioner, por fatkeqësisht është gjendur vetëm me një valixhe plot me miliarda lireta, të cilat sipas ligjit janë letra pa vlerë.

Një gjë e tillë i ka ndodhur një bankieri, Luigi C, që në korrik të vitit 2017, me vdekjen e gjyshit, ka trashëguar të gjithë pasurinë dhe llogaritë e tij bankare.

“TgCom” shkruan se në trashëgimi përfshihej edhe një kasafortë sigurie në një Bankë në Zvicër ku ndodhej edhe thesari.

Por fatkeqësisht afatet e konvertimit të liretave në euro kanë përfunduar, duke e bërë gjithë atë pasuri të pavlerë. Pavarësisht kësaj, 48-vjeçari ka vendosur që të mos dorëzohet.

Falë edhe profesionit të tij si bankier, ai e njeh mirë ligjin, e si pasojë kërkon që të përfitojë nga këto para, që mbetet e paqartë se si gjyshi i tij i ka përfituar.

“Ligji parashikonte 10 vite kohë për konvertimin e liretës, pra kufiri ishte 2012-a. Por dëshira për t’i mos i humbur ato e kanë shtyrë të hapë një çështje thuajse në ekstremitet”, shkruan “TgCom”.

Kjo e fundit shton se avokatët e tij pretendojnë e do të përpiqen që të dëshmojnë se 10 vitet e moratoriumit të parashikuara nga ligji nuk janë të llogaritura nga hyrja në fuqi e euros, përsa kohë që sasia e liretave për t’u konvertuar nuk ishte zbuluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al