14 Prill, 2022

Zbuloi se është në pritje të ëmbël, Britney Spears flet për jetën seksuale gjatë shtatzënisë: Është e mrekullueshme


Britney Spears ka shprehur se është duke bërë “seksin më të mirë ndonjëherë” pak ditë pasi lajmëroi se është në pritje të ëmbël për herë të tretë.

“Seksi është i mrekullueshëm kur je shtatzënë”, shkruan këngëtarja në një postim në Instagram.

Spears, vazhdoi duke thënë se ajo ka gjetur lumturinë në “gjëra të vogla” që kur fitoi gjyqin ndaj të atit të saj.

“Është koha që unë të kënaqem me të menduarit … librat … grimim … filmat klasikë … bisedat e shkëlqyera … dhe seksin më të mirë ndonjëherë!” shtoi ajo.

Spears, njoftoi këtë të hënë se ajo dhe i fejuari i saj, Sam Asghari , janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

“Kam humbur kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui vetëm për ta rifituar atë … Mendova ‘Dhe … çfarë ndodhi me stomakun tim ???’ Burri im tha “Jo, to je shtatzënë budallaqe !!!” Kështu që bëra një test shtatzënie… dhe uhhhhh mirë… po bëj një fëmijë ”, shkroi ajo në Instagram .

Ndërsa njoftimi i saj i rastësishëm fillimisht i hutoi fansat , partneri i saj Asghari, më pas konfirmoi lajmin se do të bëhet baba.

“Martesa dhe fëmijët janë pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje të fortë të mbushur me dashuri dhe respekt”, shkroi aktori në postimin e tij në Instagram . “Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim dhe nuk e marr lehtë. Është puna më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al