14 Qershor, 2019

Zbulohet tradhtia e Mariah Carey-t me kërcimtarin, i çonte foto seksi kur ishte në jaht me të fejuarin miliarder (VIDEO)


Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, mesa duket ka tradhtuar miliarderin James Packer kur ka qenë e lidhur me të, me kërcimtarin Bryan Tanaka.

Mariah Cary me ish-të fejuarin, James Packer

“Daily Mail” ka publikuar një video të realizuar në mars të vitit 2016, në një hotel në Kopenhagen të Danimarkës, ku këngëtarja ka qenë për një koncert.

Në video, 49-vjeçarja shfaqet në skena shumë intime me Tanaka-n, gjashtë muaj para se të ndahej nga pronari i kazinove në Las Vegas.

Mariah Carey me të dashurin aktual, Brian Tanaka 

Gjithashtu burime të afërta të këngëtares kanë zbuluar se ajo u ka kërkuar që t’i bënin foto seksi, në mënyrë që t’ia dërgonte 36-vjeçarit Bryan, i cili sot është i dashuri i saj.

Fotot thuhet të jenë shkrepur gjatë kohës kur ajo ishte në jaht me ish-të fejuarin James Packer.


“Ne nuk kemi dije për materialet në fjalë pra nuk mund ta konfirmojmë nga ku dhe kur kanë dalë, sidoqoftë siç e kemi thënë edhe më përpara, Mariah nuk është poliamoroze”, ka thënë zëdhënësi i Mariah Carey-t për “Daily Mail”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al