11 Dhjetor, 2019

Zbulohet specia e re e merimangës, kalb mishin e njeriut me një kafshim të vetëm


Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re merimange që ka helm aq të fuqishëm sa mund të kalbë mishin e njeriut me një kafshim të vetëm.

Plaga e shkaktuar nga kafshimi i merimangës në trupin e njeriut shkon deri në 40 centimetra, por raportohet se nuk është vdekjeprurëse.

Insekti u gjet në mobiliet shtëpiake dhe pëlhurat në Meksiko.

Ndërsa ju është vendosur emri Loxosceles tenochtitlan nga zbuluesit.

Specia e re e merimangave u gjet në Meksikën qendrore nga studiues të National Autonomous University (UNAM) në qytetin e Tlaxcala.

Lloji i ri u zbulua nga biologu dhe profesori i universitetit Alejandro Valdez-Mondragon së bashku me studentët e tij Claudia Navarro, Karen Solis, Mayra Cortez dhe Alma Juarez.

Fillimisht specia e re u ngatërruar me një lloj tjetër të merimangës që jeton në shtetet e meksikane të Guerrero and Morelos, Loxosceles misteca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al