22 Shtator, 2017

Zbulohet e vërteta e takimit të Aulonës dhe Fatmës me Rovena Stefën: “Thumb” shndërrohet në një sallë gjyqi?


Prej ditësh mediat kanë komentuar një foto të shkrepur nga gazetarët e “Prive” të dy moderatoreve të emisionit “Thumb” Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu dhe këngëtares Rovena Stefa. Vite më parë ato kanë zhvilluar një debat i cili bëri shumë bujë në media në atë kohë dhe ballafaqimi pas kaq kohësh u komentua si një tjetër përballje. Gjithçka ka nisur pasi vajzat “thumbuan” Rovenën për skenat e saj në klipin “Malli” .

Situata mes Aulonës, Fatmës dhe Rovenës kaloi deri në një padi gjyqësore edhe pse çështja u mbyll shumë shpejt me tërheqjen e këngëtares. Por si qëndron e vërteta pas këtij takimi?

Fatma, Aulona dhe Rovena Stefa kanë vendosur që gjithë konfliktin e viteve më parë ta sqarojnë publikisht në “Thumb”, ditën e shtunë në orën 18:00 në ABC News. Rovena Stefa do të jetë e ftuara e parë e dy moderatoreve në studio për sezonin e ri.

Rovena Stefa vs Aulona&Fatma!Debati i se shkuares merr serish jete! Thumb shnderrohet ne nje salle gjyqi ku do te dalin te gjitha te vertetat!Kush shau ke? Cila ishte fajtorja e vertete? Ne burg kush do te shkoje? Keto dhe shume te tjera do t'i merrni vesh neser, e shtune ne oren 18:00 ne ekranin e ABC News!

Publié par Blitz.al sur vendredi 22 septembre 2017

Vajzat kanë zhvilluar një intervistë ndryshe me Rovenën dhe gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Thumbat ndaj Rovenës nuk mund të mungonin kurrsesi. Për të zbuluar gjithçka ka ndodhur mes tre protagonisteve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim transmetimin e emisionit ditën e shtunë në orën 18:00 në ABC News./Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al