25 Shtator, 2019

Xhesika Berberi zbulon formulën për një turp perfekt: Sa më shumë… (FOTO)


Modelja e njohur, Xhesika Berberi, prej disa kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon edhe karrierën e saj.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, e së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë.

Për të arritur suksesin që dëshiron në fushën e modelingut, Berberi kujdeset shumë për veten, veçanërisht për trupin.

Një fanse e ka pyetur modelen se “cili është sekreti i saj që ka një trup të mrekullueshëm, se ajo dëshiron të dobësohet, por nuk po ia arrin qëllimit”.

“Ushqehem shumë shëndetshëm dhe e anashkaloj sa më shumë mishin. Palestër të paktën 3 herë në javë. Sa më shumë ujë, lëngje jeshile. 21 ditët e para janë pak më të vështira pastaj bëhet mënyrë jetese”, ka treguar Xhesika kështu formulën për një trup elegant e me forma perfekte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al