9 Prill, 2019

Xhensila feston ditëlindjen, Kida i bën urimin e veçantë: Shumë urime për motrën time, je personi… (FOTO)


Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj feston ditën e sotme ditëlindjen. Përmes një postimi në profilin e “Instagram”-it, mikesha e saj Kida i ka bërë një urim të veçantë, ku i shpreh të gjithë dashurinë.

Madje Kida e quan edhe “motër” Xhensilën, si dhe e konsideron si personin më të mirë që ka njohur ndonjëherë.

“Shumë urime për motrën time më të mirë! Je personi më i mirë, me zemrën më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Faleminderit motër për çdo gjë, të dua shumë edhe 100, me shëndet e gjithë të mirat”, shkruan këngëtarja Kida në postimin e “Instasoty”-it.

Ndërkohë bukuroshja sot bën 26 vjeçe dhe është nënë e një vajze me bashkëshortin Bes Kallaku. Ky i fundit ende nuk i ka bërë ndonjë urim në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al