20 Korrik, 2019

Xhemi Shehun mund ta shohim nuse, ajo shpreh dëshirën për 9-vjetorin e martesës (FOTO)


Edhe pse ka plot 9 vite e martuar, ende nuk ka asnjë fotografi nga dasma e moderatores së njohur, Xhemi Shehu.

Por mesa duket, teksa po i afrohet përvjetori, Xhemi ka dëshirë që vishet nuse. Këtë dëshirë e ka shprehur në një fotografi të postuar nga Marçela Lati, të një modeleje të veshur me fustanin e bardhë. Veshja i ka pëlqyer shumë, saqë Xhemi nuk i ka rezistuar dot pa komentuar.

“Unë do bëj përvjetor më duket”, shkruan Xhemi, e cila me sa duket po mendon për një surprizë të bukur.

Ndërkohë moderatoren e njohur e kemi parë të veshur me fustanin e bardhë të nusërisë vetëm si modele, por tani të presim nëse vërtet do e realizojë këtë dëshirë për përvjetorin e martesës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al