7 Qershor, 2018

Wow! Noizy dhe Alban Skënderaj këngë së bashku, projekti i ri bën të reagoj edhe…(Foto)


Dy nga këngëtarët në të dashur në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm, janë duke bërë gati prezantimin e projektit më të ri së bashku. Kënga titullohet “Luj dhe pak” dhe premton të jetë një nga hitet e kësaj vere.

Si reperi Noizy dhe kantautori Alban Skënderaj janë nga ata artistë që çdo projekt e kthejnë në hit të padiskutueshëm, por kjo është hera e parë që i shohim të dy këngëtarët së bashku. Nga postimet në “Instagram” ka pasur vetëm komente pozitive, por duket se ky bashkëpunim ka surprizuar edhe një nga personat më të rëndësishëm të Tiranës.

Kjo këngë  ka marrë mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka komentuar në “Instagram-in” e Noizy-t duke shkruar, “E dua këtë këngë”.

Në fakt kryetari i Bashkisë nuk e ka mohuar kurrë simpatinë që ka për dy artistët e sipër përmendur dhe kureshtja do të na shuhet vetëm nesër, e cila është ditë që dy artistët kanë vendosur të prezantojnë këngën.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al