4 Dhjetor, 2017

WhatsApp sjell përditësimin e fundit, risia në komunikimi virtual


WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorur për sa i përket komunikimit jo vetëm në biseda private , por edhe pune.

Me opsionin që ka prezantuar së fundmi WhatsApp i ka dhënë administratorëve të grupeve më shumë kompetenca ku ata do të jenë në gjendje të kufizojnë të gjithë anëtarët e tjerë nga dërgimi i teksteve, fotografive, dhe gjithçkaje tjetër në rast se ata e mendojnë kështu.

Cilësimi “Grupet e Kufizuara” mund të aktivizohet vetëm nga administratorët e grupit . Pas kufizimit, anëtarët e tjerë do të kenë mundësi vetëm të lexojnë mesazhe dhe nuk do të jenë në gjendje të përgjigjen. Në rast se ata do të duhet të dërgojnë diçka  mund të shtypin butonin “Message Admin” , por diferenca është se mesazhi duhet të miratohet nga administratori para se të kalojë tek pjesa tjetër e grupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al