24 Korrik, 2018

“Vishni këpucë të njëjta ose do pushoheni”, aktorja e famshme u bën namin punonjësve


Aktorja e famshme amerikane Lindsay Lohan ka disa kohë që frekuenton një ishull të Greqisë. Madje së fundmi 32-vjeçarja ka hapur në Mykonos edhe një klub me emrin e saj “Lohan Beach House”.

Në profilin e “Instagram”-it të klubit publikohen foto të ndryshme nga aktivitetet që mbahen aty. Një njërën nga mbrëmjet e organizuara në klubin e aktores, dy prej punonjëseve të vendit janë fotografuar të veshura njësoj.

Punonjëset shfaqen me fustane të bardha dhe sandale me takë, vetëm se këto të fundit nuk ishin të së njëjtit model. E ky detaj i ka rënë në sy edhe Lindsay, e cila ka komentuar në foton e publikuar në “Instagram”.

Ajo u ka bërë namin punonjëseve të saj duke u thënë: “Vishni këpucë të njëjta ju lutem. Ose jeni të pushuara”.

Një ndjekës i këtij profili ka lexuar komentin e aktores dhe i ka shkruar: “Të lutem më thuaj se po bën shaka dhe nuk është e vërtetë”. Lohan i përgjigjet: “Totalisht seriozisht”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al