18 Tetor, 2017

Video/Flori Mumajesi në një lidhje?! Ja kush është vajza bukuroshe që e puth në mes të klubit


Duket se ky sezon i showbizit shqiptar i ka përkitur më shumë dasmave  të bujshmeve, ku nuk kanë munguar organizimet me të ftuar VIP dhe eventet e ndryshme.

Megjithëse në disa prej tyre ka qenë i ftuar, Flori Mumajesin e kemi parë të vetëm , të shoqëruar mes kolegësh dhe bashkëpunëtorësh, por ai nuk është shfaqur me ndonjë vajzë që të na bjerë në sy, të na bëjë të mendojmë se këngëtari është duke jetuar ndonjë histori dashurie. Por ditën e sotme një video që po qarkullon në rrjetin social Instagram na ka hutuar dhe futur pak në mendime.

Flori shihet i përqafuar me një bionde mjaft simpatike, e cila i dhuron edhe një puthje në faqe. Të dy duken të buzëqeshur dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin. Sa i takon ambientit duket qartë se është një klub nate.

.

Vajza quhet Klejdja dhe nga përshkrimi në profilin e saj , ajo është një make up artist. Nuk dihet nëse kjo është thjesht një fanse e këngëtarit apo mes tyre ka diçka më shumë.

Duke marr parasysh afërsinë e shprehur në foto, a është kjo vajza që i ka marr zemrën këngëtarit dhe Flori më në fund po e pranon publikisht lidhjen?

 

You can tell by the kiss how much i adore him??? @iamflorimumajesi #hisnr1fan4ever

A post shared by I am bulletproof (@klejdjjja) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al