9 Maj, 2022

VIDEO/ Real Madrid-Liverpul nën ritmin latin, këngëtarja me famë botërore do të performojë në finalen e “Champions”-it


Ceremonia hapëse e finales së Ligës së Kampionëve është kthyer në një traditë nga sponsori kryesor i saj, “Pepsi”, i cili gjithmonë fton këngëtarë me famë botërore për të performuar në përpara fillimit të ndeshjes.

pjimage (3)

Kësaj radhe, “Pepsi” ka zgjedhur këngëtaren nga Kuba, Kamila Kabejo, për të ndezur skenën e Parisit përpara sfidës Real Madrid-Liverpul.

Me anë të një postimi në Instagram-in e saj, Kabejo shkruan: “Jam e emocionuar që do të performojë në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve e mundësuar nga Pepsi. Kam shumë surpriza për ju”.

Kujtojmë që në vitet e mëparshme, performuesit në ceremoninë hapëse kanë qenë: Marshmello, Selena Gomez, Imagine Dragons, Dua Lipa, Black Eyed Peas etj.

 

2

12

32

5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al