3 Janar, 2018

Video\ Politikania kosovare tregon momentin e krizës në familje


Politikania kosovare Mimoza Kusari Lila ishte sot në emisionin “Rudina”, ku foli më shumë rreth karrierës së saj, rolit në shtëpi si nënë e si bashkëshorte dhe sesi e ruan balancën mes ‘’dy jetëve’’. Mimoza tregoi se gatuan me dashuri për dy djemtë e saj dhe bashkëshortin, i cili i thotë: “Po lëri, bëji nesër, ose i bën punonjësja e shërbimit.” Por jo. Ajo tha se për të është relaks gatimi për dy djemtë 12 dhe 6 vjeç.

Kusari ndër të tjera rrëfeu edhe dramën më të madhe që ajo dhe bashkëshorti kanë përjetuar kur djali u ka rrëfyer se për të ishte përgatitur një atentat. “Arbeni ka qenë mbështetës i imi që nga dita e parë. Jam e bindur se pa mbështetjen e tij nuk do t’ia dilja. Angazhimi maksimal i yni ka qenë që të kemi një familje të shëndoshë. Ka shumë njerëz që kanë biznese të suksesshme por familje të dështuara. Djali im i madh është 12 vjec, ndërsa i vogli është 6 vjec. Djali i madh e ndjen më shumë ngarkesën që unë jam figurë publike pasi i flasin edhe shokët. Ne kemi pasur një krizë në familje kur djalit i kishin thënë në shkollë se është përgatitur një atentat ndaj meje. Unë kur jam në shtëpi merrem me djemtë, dëshira ime është që fëmijët të më shohin në rolin e nënës”, tha Kusari Lila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al