16 Janar, 2023

VIDEO/ “Ndërrove një Ferrari për një Twingo”- Shakira e thumboi në këngën e saj, Pique mbërrin në stadium me një…


Vazhdojnë thumbimet dhe kundërpërgjigjet në distancë mes Shakirës dhe Pique pasi këngëtarja e njohur kolumbiane publikoi një këngë ku tallej me ish-futbollistin me të cilin u nda pak muaj më parë.

shakira pike twingo

Kënga ndër të tjera kishte vargje si “ndërrove një Ferrari me një Twingo, ndërrove një Rolex me një Casio”. Dhe nëse një ditë më parë Pike lajmëroi se aktiviteti që po organizon aktualisht në Spanjë me futbollin 7vs7, “King’s League”, kishte siguruar kontratë sponsorizimi nga Casio, sot ai iu përgjigj Shakirës në një mënyrë tjetër.

Ish-futbollisti spanjoll udhëtoi sot për të ndjekur ndeshjet e “King’s League” me një makinë Twingo, pikërisht atë që kishte tallur Shakira në këngën e saj. Një përgjigje ndaj ish-partneres, por edhe një lëvizje që mendohet se do t’i gjenerojë të ardhura të shumta pasi pritet që edhe kompania Reno të kthehet në një sponsor të aktivitetit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al