9 Janar, 2018

Video/ Mesazhi nga babai, gazetarja e ‘’News 24’’ përlotet live në studio


Gazetarja Nisida Tufa ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Ajo është shfaqur sot në një rrëfim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në daljet televizive. Nisida foli për familjen dhe tregoi se është shumë e lidhur me babain e saj.

“Unë jam shumë e lidhur me babain, nuk e nis ditën pa pirë një kafe me të. E kam model dhe kam nevojë për pjekurinë e tij. Ai është i urtë në atë që thotë dhe mënyrën se si ta përcjell. I them mamit gjithnjë me shaka: Ju dua shumë të dyve, por babin e kam pikë të dobët. Babai im ka pikë të dobët kilogramët, më thotë të bëj kujdes se jam në ekran”, tha Tufa.

Ndërkohë gjatë emisionit në ekran u shfaq një videomesazh i babait të Tufës, Andon Knezi i cili përloti në emision ‘live’ gazetaren.

“Jam shumë i lumtur për ç’ka ke arritur deri tani. Të uroj fat dhe mirësi gjithnjë. Rruga jote e gazetarisë është shumë e mirë por kurrë mos u kënaq, shiko gjithnjë përpara se çfarë duhet të arrish më shumë. Që e vogël më pyesje shumë për gjithçka , siç duket këto ishin shenjat e para që do bëheshe gazetare e mirë”, tha babai i Tufës, në videomesazh./tvklan.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al