14 Janar, 2019

VIDEO/ “Mam pse më braktise?’, nëna tregon pse i çoi fëmijët në jetimore: Flinim në një dhomë me kunatin, im shoq…


Një histori që i përloti të gjithë ata që e panë dhe dëgjuan ajo e bërë publike ne programin “Dua të të bëj të lumur”. Ardiasi kishte ftuar ne emision nënën e tij, Samijen e cila e kishte lënë në jetimore, për t’i kërkuar pse-në e një pyetjeje që e ka mbajtur në ankth gjithë jetën; Pse e kishte braktisur dhe kush ishte babai i tij.

 

Perballja ka qene shume prekese. Samija rrëfeu se ajo nuk kishte pasur mundësi ekonomike për të mbajtur 3 fëmijët e saj dhe për këtë arsye i kishte dërguar në jetimore. Ajo tregoi që babai i Ardiasit nuk ishte i aftë që të kujdesej për familjen, madje edhe paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi. Për këtë arsye Samija ishte divorcuar kur Ardiasi ishte vetëm 6- muajsh dhe ai nuk e njohu kurrë babain e tij.

Ardiasi në studio i kërkoi Samijes që të jetonin sëbashku dhe të mos qëndronte më në jetimore. “Mam pse më keni çuar në shtëpinë e fëmijës? Gjithashtu unë dua që të bashkoj familjen, prandaj dua të njoh babin!”,- ishin fjalët me të cilat i’u drejtua ai nënës së tij.

“Nuk kishim me ca me te mbajt, nuk kisha rruge tjeter, yt ate na la rrugash, nuk kishim kerrkend tjeter, asnje ne bote nuk ehste kujdesur per ju, nuk kemi pas shtepi, rruge me rruge e dere me dere, babai juj vec rrugash duke vjedh. Nuk kisha ca me bere, me pagu boxrhin e babes qe na la me 3 milione borxh. Nuk kisha ca me be, kam punuar nga 12 ore, edhe me pagu qira, 6 vjet kam paguar borxhin e babes, nuk kisha ca me ba vec me ju cu neper jetimore, nuk ma dha kush mbeshtetjen”- ka thene nena.

Djali: “Dua te njoh baben”

Nena: Mos me perzi me te, ti vete mundesh me ba cfare te duash, me vellezer nuk e di, jane secili ne jeten e vet. Me baben mos prit prej meje, e di qe nuk e njeh, as do me dit per ty, as ka ardh me u taku. Ai na ka shkaterru, eshte nje histori pak e cuditshme. Ai nuk ka ken me u martu, nuk kam me ia ba hallal vellai me ma be burre ate njeri, nuk ka ken njeri me u martu, me u cu ne kopsht zologjik, me argetu njerezit. Me thane qe ka shtepi, por nuk kishte, me e pa eshte si engjell, kur na bene dasmen na e bene ne malesi qe mos me u kuptu se ku do jetoja. Kur erdha ne Shkoder, na prune me maune me tesha, kisha bere paje sa per tri vajza.

Albana: Cfare problemi kishte?

Nena: Ishte pak me te meta, por rrinte urte, nuk fliste. Fliste budalleqe, rrena. Kur u martume na thote qe kishte shtepi. Ne Shkoder me pru me gjithe vellane, 15-vjec, une nuk kisha fjet me burre atje mire qe ndenjem nje jave, vjen kunati me fjet me ne, ne dhome 4 me 4, edhe ate e kishin marre me gjyq fals. Per 7 vjet kam fjet me kunatin, ai nji ktu dhe ky nji ktu, une jo, me vinte zor, une me dyshekun ne toke. Pas 2 muajve i thosha motrave, qe kunati fle me ne. Isha e shokuar, nuk flija dot me burre. Me pas tu fjet me burre, por tu fjet kot, se ishte marre moj. U jepja leke per te blere buken, ata i hanin kurabija e byrek. Pas 3 javeve qe u martova fillova pune, keta nuk delshnin ne pune. Ma shiten pajen komplet, une qaja. Nuk doja femije, se nuk kishim shtepi, motrat me thonin bej nje femije. Pas lindjes se femijeve asgje nuk ndryshoi, ata vidhnin. Pas 2 vjeteve bera nje femije, mendova ndarjen se nuk mund te jetoja. Nuk kisha me i dhene me pije djalit, se nuk kisha me hanger vete. Tre femijet jane rritur ne jetimore, nuk pata mundesi tjeter. Shkuam me shtepi ne Dobrac, u paralizova se punoja shume, une isha kampion ne Shkoder per pastruese. Ky mi vidhte leke, edhe ushqimet, edhe buken e thate e vidhte, ia conte lopes se te motres. Kurre nuk vinte ne shtepi, ka pasur rroge te mire se ka punuar me maune. 14 vjet kam ndenjur me te dhe pastaj jam ndare, Ardi ka qene 6 muajsh, por une e kam cuar kur ka qene ne klase te pare, pasi jam ndare i kam cuar ne jetimore.

Arbana: Ke shkuar per ta pare ne jetimore?

Nena: Rralle, se edhe leket nuk me dilshin, edhe nuk me jepnin leje, se nuk me linin pronaret ne pune.

Samia refuzoi t’i tregonte Ardiasit se kush ishte babai dhe sipas saj ai nuk e meritonte dashurinë e tyre. Pas ndihmës të premtuar nga programi “Dua të të bëj të lumtur”, Samija pranoi që Ardiasi të jetonte me të. Në fund nënë e bir u takuan pas shumë kohësh.

Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al