1 Nëntor, 2021

Vetëm 2% e pasurisë së Elon Musk mund t’i japë fund urisë në të gjithë botën


Njerëzit më të pasur në planet mund t’i japin fund urisë në të gjithë botën me vetëm një fraksion të vlerës së tyre neto! Të paktën, kështu thotë David Beasley, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

“Miliarderët duhet të bëjnë diçka vetëm një herë”,- tha David në një intervistë për “CNN”, ku përmendi veçanërisht dy njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk.

6 miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nëse nuk reagojmë. Nuk është e komplikuar,“- shtoi ai.

Shefi ekzekutiv i “Tesla-s”, Musk ka një vlerë neto prej afro 289 miliardë dollarësh, sipas “Bloomberg”. Beasley kërkon që Elon të dhurojë vetëm 2% të pasurisë së tij. Vlera neto e miliarderëve amerikanë është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, duke shkuar në 5.04 trilionë dollarë në tetor.

Gjysma e popullsisë së Afganistanit, 22.8 milionë njerëz, përballet me një krizë urie, sipas një raporti të publikuar pak ditë më parë. Papunësi do të thotë se vendi po kalon në prag të një krize humanitare dhe 3.2 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç janë në rrezik, sipas raportit.

Një sërë raportesh të reja nga administrata “Biden” lëshuan një paralajmërim të ashpër javën e kaluar: Efektet e ndryshimit të klimës do të jenë të gjera dhe do të përbëjnë probleme për çdo qeveri.

Në Etiopi, raporti vlerëson se 5.2 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore në rajonin Tigray. Organizatat humanitare si “ËFP” kanë luftuar për të siguruar furnizime për njerëzit në nevojë brenda rajonit, duke e komplikuar krizën.

Nuk e di se nga e marrin ushqimin. Na ka mbaruar karburanti. Na kanë mbaruar paratë dhe nuk mund t’i paguajmë punëtorët tanë.”,- tha Beasley gjatë intervistës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al