19 Nëntor, 2019

“Vëllezërit e mi shqiptarë, hapni sytë dhe zemrën…”, grimieri shqiptar i Kim Kardashian me lot në sy pranon se është gay (Foto)


Mbrëmjen e djeshme në Los Angeles, grimieri i njohur me origjinë shqiptare, Mario Dedivanoviç mori çmimin “American Influencer Aëards 2019”. Ky çmim prestigjioz iu dorëzua nga mikesha e tij, Kim Kardashian.

Makeup-artisti shqiptar ka punuar me Kim për afro një dekadë dhe ajo ishte në këtë event të rëndësishëm për të mbështetur mikun e tij për çmimin që mori. Ata të dy kanë punuar në shumë projekte së bashku.

Mario u shfaq shumë i emocionuar dhe me lot në sy përpara të gjithëve pranoi se është gay. Ai ju bëri thirrje motrave dhe vëllezërve shqiptarë, gjakut të tij që t’i pranojnë njerëzit ashtu siç janë, pa i paragjykuar.

“Dua të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë, gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin! u shpreh grimieri me lot në sy.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al