4 Shtator, 2017

Valbona Mema së shpejti në një rrëfim autobiografik


Janë të shpeshta rastet kur artistët, sidomos ata botërorë vendosin të realizojnë libra autobiografik për të ndarë kështu me fansat e jo vetëm historitë e tyre të jetës, por edhe sfidat e profesionit, të jetës personale dhe jo vetëm. Duket se të njëjtën gjë ka projektuar që të bëjë edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema.

Ajo ka publikuar një foto teksa duket duke shkruar mbi tastierë. ‘Jeta ime në një libër, shumë shpejt’ – shkruan ajo mbi foton e publikuar në Instastory. Duket se Valbona do ketë shumë për të folur, pasi para disa vitesh ajo ka përjetuar dhimbjen e humbjes së bashkëshortit , prej të cilit është nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, një vajze dhe një djali.

Sigurisht që mezi presim ta lexojmë Valbonën dhe rrëfimet e saja personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al