26 Prill, 2024

U shfaqën të afërt në “Grande Fratello”, Massimiliano Varrese do takohet me Heidi Baçin në “BBV”? Veprimi i fundit i aktorit ngre dyshimet


Heidi Baçi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Italia”, ku pati një afermitet me aktorin Massimiliano Varrese, i cili është disa vite më i madh se ajo.

Familja e Heidit ishte kundër afermitetit të saj me aktorin, ndërsa pas vizitës së të atit konkurrentja u largua nga shtëpia, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Pas daljes nga “Grande Fratello” Heidi u bë pjesë e “BBV” në Shqipëri, ndërsa tashmë është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuara të shtëpisë, për shkak të romancës me aktorin Romeo Veshaj dhe lojës së saj në këtë reality show.

Mirëpo së fundmi është vënë re që Massimiliano ndjek në Instagram faqen zyrtare të “TCH”, teksa të shumta janë aludimet e fansave se ai mund të futet në shtëpi për të sqaruar historinë e tyre.

Megjithatë presim të shikojmë se çfarë do të ndodhë mes dyshes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al