28 Prill, 2020

U shëruan nga koronavirusi, çifti i famshëm i aktorëve gatin të japin gjakun e tyre për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19


Dy nga njerëzit më të famshëm në botë të prekur Covid-19 janë të gatshëm të japin gjakun e tyre për të ndihmuar në luftën kundër sëmundjes.

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson duan të dhurojnë gjakun e tyre për studime pasi përmban antitrupa të koronavirusit.

“Ne kemi thënë: A e doni gjakun tonë? Mund të japim plazmën?”- u shpreh aktori në një podcast. “Në fakt ne do dëshironim t’ia jepnim vendeve që shpresojnë të punojnë në atë që unë do e quaja ‘Hank-ccine,’ “

Hanks shtoi se ai dhe Rita ndihen mirë. Ata e kaluan qëndruan të izoluar në karantinë në Australi kur u infektuan me koronavirus.

Çifti u prekën nga COVID-19 ndërsa aktori po xhironte një film.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al