25 Prill, 2024

U rrëzua keq, konkurrenti i reality show-t përfundon në spital! Ja si është gjendja e tij shëndetësore…


Aktori dhe moderatori Florian Agalliu është dërguar me urgjencë në spital.

Konkurrenti i “Fermavip” është rrëzuar keq dhe ka dëmtuar këmbën, teksa ishte duke luajtur volejboll së bashku me disa konkurrentë të tjerë.

Menjëherë aktori është dërguar me një autoambulancë në spital, ku iu nënshtrua edhe ekzaminimeve mjekësore, ku rezultoi se nuk kishte probleme për të.

Në momentin që ai është dërguar në spital, disa prej banorëve të tjerë janë shqetësuar për Florianin, ku Valeri nuk i mban lotët për të.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al