30 Shtator, 2020

U kthye në ikonë, ndërron jetë këngëtarja e himnit feminist “I Am Woman”


Helen Reddy, këngëtarja australiane e himnit feminist, I Am Woman, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Reddy ndërroi jetë të martën në Los Angeles, tha familja e saj në një deklaratë në Facebook.

“Zemrat tona janë thyer. Por ne ngushëllohemi me faktin që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë,”– thanë fëmijët e saj, Traci Donat dhe Jordan Sommers.

Reddy, e cila vuante nga sëmundja Addison dhe u diagnostikua me dementia në 2015-ën,  i kaloi vitet e fundit të jetës së saj në një shtëpi të kujdesi për të famshëm në Los Angeles.

Ajo solli disa hite në 1970, por njihet më shumë për himnin e vitit 1972 I Am Woman, që u shit miliona kopje në të gjithë botën, duke e bërë Reddy-n artisten më të shitur në botë për dy vjet me radhë.

Ajo mori Çmimin Grammy për vokalisten më të mirë femër në vitin 1973 dhe teksa pranoi trofeun falënderoi shumë “Zotin sepse Ai bëri gjithçka të mundur”.

Helen Reddy u kthye në një ikonë të feminizmit pas publikimit të këngës së saj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al