28 Prill, 2020

U infektua me koronavirus, humb jetën këngëtari i nominuar për Grammy


Këngëtari i nominuar për Grammy, Troy Sneed ka ndërruar jetë mengjesin e së hënës (27 Prill) për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Troy u nda nga jeta në moshën 52 vjeçare.

Ai vdiq në një spital në Jacksonville, Florida. Albumi i tij Youth for Christ i vitit 1999 u nominuar për Grammy në 2000.

Sneed gjatë karrierësë së tij ka nxjerrë shtatë albume dhe pati këngë hit si “Work It Out” dhe “My Heart Says Yes”, që arritën vendin e dytë në Billboard.

Ai gjithashtu është i njohur për hitin “Hallelujah”.

Këngëtari së bashku me bashkëshorten e tij Emily ngritën shtëpinë e tyre diskografike që u bë shumë e suksesshme.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al