20 Qershor, 2018

Turjan Hyska: Nga martesa me Orindën do të kemi 8 fëmijë, nga muzika jam divorcuar


KLOTILDA HARKA/ Në këtë merkato moderatorësh televizivë për sezonin e ri, lëvizja e Turjan Hyskës nga “Vizion” në “Klan” është nga ato për t’u mbajtur mend. Pas shumë vitesh, ai vendos të ndryshojë ekran, i ndjekur pas nga trupa e “Apartamenti 2 Xl”, por jo nga bashkëshortja e tij.

Nëse është ndër moderatorët më të paguar, për vendimin që mori në karrierë, martesën me Orinda Hutën dhe divorcin nga muzika, përgjigjja që jep për punën me Sokol Ballën dhe largimin e komentuar të Blendi Fevziut nga “Klan”, ai flet në këtë intervistë të parë për “Panorama Plus”.

Një pyetje për martesën me Orinda Hutën. Tani që je burrë i martuar, ndihesh më i lirë në mendime dhe më pak në veprime? Pra, si ka ndryshuar jeta jote me këtë status?

Ne kemi vite bashkëjetesë dhe për hir të së vërtetës, s’ka asnjë ndryshim.

Gjatë ceremonisë së dasmës, i shprehe Orindës dëshirën për 8 fëmijë. Kur do të nisni ta bëni realitet?

E kam thënë. Duke punuar jemi.

Dhe në fund muzika, që duket si dashnorja jote, së cilës i rikthehesh herë pas here pas martesës me televizionin. Do i rikthehesh përsëri?

Nuk besoj se do i kthehem më.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al