12 Shkurt, 2018

Tritan Shehu shfaqet mjaft miqësor në biseda me Beqjan (FOTO)


Deputeti i karrierës në Partinë Demokratike Tritan Shehu, si një intelektual që vjen nga fusha e mjekësisë, është përfshirë jo rrallë në debate mbi problemet e shëndetësisë.

Edhe në kohën kur Beqja ka qenë ministër Shëndetësie, Shehu nuk ia ka kursyer kritikat për një shëndetësi, e cila nuk ka bërë progres dhe ka problematika të mëdha.

Por tani që Beqja nuk është më ministër, me siguri që Tritani i ka hedhur pas krahëve kritikat dhe shfaqet mjaft miqësor në biseda me Beqjan në oborrin e Parlamentit.

PANORAMA PLUS

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al