17 Tetor, 2017

Tre llojet e meshkujve me të cilët do të ishte i vështirë një raport dashurie


Kohët e fundit vajzat kanë analizuar sjelljet e djemve dhe kanë arritur në disa konkluzione mjaft të rëndësishme. Disa djem janë me të vërtetë mjaft të bezdisshëm. Pa shumë detaje, 3 tipat e djemve me të cilët nuk  do e shtynit dot, janë:

Një xheloz patetik

Një masë xhelozie është gjithmonë diçka e bukur. Por kur partneri fillon të kërkojë të ndryshosh stilin e veshjes, mënyrën si vepron apo të kontrollojë takimet, ka diçka tjetër. Nëse ai urren të gjithë miqtë e tu meshkuj, kolegët apo nëse bëhet keq kur del me dikë tjetër veç tij, atëherë bëj kujdes. Jo vetëm që është një njeri i bezdisshëm, por xhelozia e tij mund të të shkatërrojë.

Ai që mendon se ish të dashurat kanë qenë “të çmendura”

Sa herë të qëllon të pyesësh për diçka, përgjigjja e tij është: “Ish e dashura ime…”. Ky është tipi i mashkullit me të cilin nuk mund ta shtysh për një kohë të gjatë edhe për shkak se ende vazhdon të mendojë dhe të të krahasojë me ish-et e veta, të cilat kanë qenë sipas tij “të çmendura”.

Ai që nuk të pyet asnjëherë për veten

Ke qenë në ndonjë takim, në të cilin partneri flet gjatë gjithë kohës dhe nuk të lë hapësira? Aq sa nga fundi, bëhet mjaft i lodhshëm. Ai nuk di të të bëjë asnjëherë pyetje për veten, mjafton që flet gjithë kohën duke menduar se veshët e tu janë më të mirët për ta dëgjuar. Ky lloj tipi është ai që nuk e zgjeron mirësjelljen përtej vetes. Një njeri i tillë nuk është në gjendje ta menaxhojë kohën për ty dhe për vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al