5 Prill, 2018

Trashëgimtari i një pasurie miliona dollarësh: Gruaja dëshiron të më ndajë me 30 femra të tjera (FOTO)


Travers Beynon ose siç njihet ndryshe në botën e showbiz-it si “Candtman”, është trashëgimtari i një pasurie miliona dollarësh.

 

Festat që ai organizon në vilën e tij në Australi, me vlerë mbi 3,7 milionë dollarë, jo pak herë vlerësohen si të shthurura. Madje asnjëherë nuk është mohuar që të ketë pasur orgji, përkundrazi, fotot që ai publikon e mbështesin gjithnjë e më tepër, shkruan “Daily Mail”.

Gjitashtu 46-vjeçari është i martuar prej 8-vitesh me një 27-vjeçare. E teksa shumica e bashkëshorteve normalisht nuk do ta pranonin një gjë të tillë, e sigurisht që do i kishte paraqitur kërkesën për divorc që në momentin e parë që do zbulonte tradhtinë, duket se ky nuk është rasti i 27-vjeçares Taesha.

Milioneri 46-vjeçar këmbëngul se bashkëshortja e tij nuk është aspak xheloze, e madje thekson se ajo vetë dëshiron që ta ndajë me 30 femra të tjera.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al