22 Shtator, 2017

Transformimi fizik i ‘Ezelit’, harrojeni zeshkanin e bukur


Aktori i njohur turk, për të cilin shqiptarët krijuan simpati gjatë transmetimit të serialit “Ezel”, Kenan Imirzalioglu ka bërë transformim total përsa i takon look-ut të tij.

Nga një zeshkan seksi dhe shumë i pëlqyer për femrat, aktori turk është shndërruar në një person pa flokë dhe me mjekër të bardhë.

Nuk dihet nëse kjo pamje e re do të jetë pjesë e një roli të ri në film ose e preferuara për tu mbajtur për disa kohë nga aktori.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al