14 Qershor, 2018

“T’kishte Lulzim Basha nishan do…”, Noizy lë këtë koment në foton e Erion Veliajt


Videoja ku të rinjtë e Partisë Demokratike qëlluan me vezë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Veliaj kishte shkuar për një takim me artistët për të diskutuar rreth çështjes së prishjes dhe rindërtimit të teatrit, ku një djalë e ka goditur atë me disa kokrra vezë.

Kryebashkiakun nuk e kapi asnjë vezë pasi ai arriti që t’u shpëtonte atyre. Më pas ngjarjen ua rrëfej edhe artistëve, ku tha: “Dolët huq me atë nishan që ju çoi Luli, hodhët 10 vezë, nuk më zuri asnjë. Kur e përballoj me sportivitet sulmin ‘alla ISIS’, pranoni me sportivitet batutën time, duhet të stërviteni më shumë”.

Te rinjte e PD qellojne me veze Veliajn on Vidnews.

Por Veliaj nuk e la me kaq, ai publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto që ka bërë për të qeshur ndjekësit. Ai shfaqet me kostumin e një super-heroi, i cili manovron duke shpëtuar nga vezët me të cilat po qëllohet.

Bashkëngjitur me foto Erioni shkruan: “T’kishte Lulzim Basha nishan do kish bo noj punë në Tiranë a do kish fitu noi palë zgjedhje”.

Por përveç fotos ajo që bie në sy është komenti i reperit të njohur, Noizy. Ai i shkruan: “Hajde sparing me mu. Ishe i papam per box”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al