4 Shtator, 2017

Thyhet siguria e Instagram, rrjedhje e të dhënave personale të njerëzve me famë


Instagram publikoi të dhëna rreth një problemi lidhur me sigurinë, i cili besohet se ka ekspozuar numrat e telefonit dhe e-mail, adresat e një numri të konsiderueshëm personash të famshëm. Rrjeti social në pronësi të Facebook u dërgoi një e-mail të gjithë të prekurve, njerëz me famë, për t’i vënë në dijeni, transmeton PC World. Sipas Instagram, disa hakera kanë shënjestruar profilet e njerëzve me famë për tu marrë atyre informacionet e kontaktit. Instagram tha se fjalëkalimet nuk janë vjedhur, por paralajmëroi përdoruesit që të jenë të kujdesshëm nëse vënë re aktivitet të dyshimtë në llogaritë e tyre.

Profilet dhe llogaritë e prekura ngelen një enigmë. Thyerja e sigurisë erdhi nga një problem në softuerin e vetë aplikacionit Instagram. Rrjeti social fajëson ndërfaqen e programit të aplikacioneve (API), por shtoi se problemi është adresuar. Kompania paralajmëroi përdoruesit me profile të verifikuara të jenë vigjilent për thirrje, sms apo e-mail-e të papritura. Instagram ka 500 milion përdorues në mbarë botën, 300 prej të cilëve e përdorin atë të paktën njëherë në ditë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al