15 Prill, 2022

Tea zbulon “hatërmbetjet” me Monika Lubonjën: Është shumë e shqetësuar sepse…


Monika Lubonja festoi dy ditë më 54 vjetorin e lindjes, teksa nuk kanë munguar urimet nga ish-banorët e “Bog Brother Vip.” Por, me sa duket aktorja e njohur nuk ka marrë një urim në rrjetet sociale nga një person shumë i shtrenjtë për të.

Bëhet fjalë për vajzën e saj Tean, e cila përmes një postimi në Instastory tregoi se Monika Lubonja është shumë e shqetësuar pasi ajo nuk i ka dedikuar një story për ditëlindje.

“Mami im është shumë e shqetësuar sepse nuk i kisha dedikuar një story më datë 13 prill kur kishte ditëlindjen. Por vij e gjej, ka organizuar çdo gjë vetëm listën e emrave jo.”- shprehet Tea gjatë videos, duke zbuluar se aktorja po planifikon një festë për ditëlindjen e saj.

Në ditëlindjen e saj, Lubonja postoi në “Instagram” një video teksa krahas saj shprehu ‘një problem’ që mesa duket e kalon çdo vit në ditën e saj të lindjes duke shkruajtur “Uhhhh…. Kush zvogëlohet dhe një vit”.

Nuk kanë munguar dhe urimet nga miqtë e saj të zemrës, familjarë apo ish-banorët e “BBVIP” me të cilët ajo ka ruajtur raporte të mira.

Disa prej personazheve që e kanë uruar aktoren ishin: Beatrix Ramosaj, mikesha e saj më e ngushtë Fifi, me të cilën krijoi një marrëdhënie shumë të fortë brenda shtëpisë, Xheisara Frisku dhe së fundmi dhe Arjola Demiri me të cilën gjatë spektaklit patën një miqësi të ngushtë me njëra tjetrën por pas daljes dy mikeshat nuk u panë më së bashku, madje u përfol se ato nuk kishin më komunikim me njëra-tjetrën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al